Nga 17 shkurti 1915 deri 9 janar 2019 është zhvilluar Beteja e Çanakalasë, si rezultat i fillimeve të para të Luftës së Parë Botërore. Në atë kohë Franca, Britania e Madhe, Australia, Zelenda e Re dhe të mbështetura nga Rusia luftonin kundër osmanëve për të rrëmbyer Stambollin. Në këtë kohë, Perandoria Osmane që po jepte shpirt, mbështetej nga gjermanët dhe austriakët. Një pjesë e madhe këtë luftë e shohin si mes krishterëve dhe muslimanëve, kush ta kontrollojë Stambollin, kurse një pjesë e historiografisë botërore e shohin si një luftë mes forcave të Antantës dhe Boshtit. Gjithsesi, prej pas kësaj lufte, bota perëndimore do e quante Konstandinopolin edhe zyrtarisht si Stamboll.
Bilanci i luftës ishte tepër tragjik, ku si asnjëherë më parë u vranë 160 mijë ushtarë britanikë dhe 30 mijë ushtara francezë, kurse në anën tjetër u vranë 57 mijë ushtarë osmanë. Numri i ushtarëve të lënduar dhe të sëmurë ishte shumë herë më i madh, informon foldrejt.com.
Sebep për fitoren e osmanëve në këtë luftë heroike ishte edhe divizioni i 19 i armatës osmane të udhëhequr nga Mustafa Qemal Ataturku dhe ku shumica ishin shqiptarë. Andaj në kujtesën shqiptare Beteja e Çanakales, ndër vite nëpër dasma dhe ndeje të rastit, këndohen këngë thurur me mjeshtri nga raspodi popullor mbi këtë betejë, ku në mes tjerash thuhej: “Në mes Çanakales me plot shelgje…Ka dalë Qemal Pasha, ushtrinë e ka mbledhur”.
Sipas disa dëshmive, rreth 20 mijë shqiptarë mbetën të të vrarë dhe të plagosur në atë betejë; por shifra konkrete nuk mund të zbulohen pasi pjesa e madhe e tyre luftonin si “osmanë” ose “xhon-turq”.
Si do që të jetë, kush fitoi dhe kush humbi, në Zelandë të Re dhe Australi festohet 25 prilli si datë përkujtimi për të rënët e shumtë në Çanakale. Që sot Stambolli është ky që është, duhet të falenderohet, për mirë ose për keq, edhe ushtarët shqiptarë./Foldrejt.com