Rrjeti i turizmit të qëndrueshëm i Komisionit Evropian (EDEN) ka nominuar qytetin e Stambollit një ndër destinacionet më të mira të Evropës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ne mesin e të nominuarve përveç Stambollit janë edhe qytetet: Londra (Britani), Roma dhe Bregu Amalfi (Itali), Athina dhe Kreta (Greqi), Vjena dhe Grazi (Austri), Bavari (Gjermani), Nijmegen (Holandë), Pragë (Çeki), Amiens (Francë), Marbella (Spanjë), Leuven (Belgjikë), Lucern (Zvicër), Lathi (Finlandë), Clonakilty (Irlandë), Lubjanë (Slloveni) dhe Oradea (Rumani).
Votimet mund të bëhen deri më 10 shkurt nga uebfaqja “https://www.europeanbestdestinations.com/european-best-destinations-2022”.
Fituesi do të shpallet mbrëmjen e së njëjtës ditë. EDEN i zgjedh destinacionet më të mira turistike të Evropës që nga viti 2009.
Vitin e kaluar konkursin e kishte fituar Braga e Portugalisë.