Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka bërë me dije se Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq janë ftuar nga BE për t’u takuar në Bruksel.
Gjatë këtij takimi pritet të gjindet një zgjidhje për targat.
“Unë mund të ju konfirmoj se Bashkimi Evropian i ka ftuar për takim të dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që të vijnë në Bruksel. I kemi marrë konfirmimet e tyre që do të jenë këtu sot. Në fund të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymë evropiane”, ka thënë Stano në një konferencë për media./FolDrejt/