Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka thënë sot se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josip Borrell, u ka prezantuar shteteve anëtare masat që duhet të prezantohen nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ndërmerr hapa për deeskalimin e situatës në veri të Kosovës.
Ai ka konfirmuar për Tanjug se Borrell e ka marrë letrën nga kryeministri Kurti dhe se do t’i përgjigjet përmes kanaleve përkatëse.
Ai theksoi se deri më tani BE-ja nuk ka parë hapa vendimtarë të Kurtit të nevojshëm për të de-përshkallëzuar situatën./FolDrejt/