Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha sot se situata e krizës në veri të Kosovës nuk ka përfunduar ende, por se BE-ja po punon sa më shumë që të zgjidhë problemin.
“Ajo që po dëshmojmë nuk ka ardhur nga hiçi. Kjo është pasojë e një situate më të gjerë që po ndodh prej disa kohësh dhe të cilën BE-ja po përpiqet ta zgjidhë. Situata nuk ka përfunduar ende, nuk është zgjidhur, por ne po bëjmë më të mirën, duke përfshirë Borrellin, Lajçakun… të përfshirë janë të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të BE-së. Po bëhen përpjekje që të dyja palët të qetësojnë situatën dhe të zgjidhin shkaqet e problemit”, tha Stano në konferencën për shtyp, transmeton Fol Drejt.