Stefano Pioli, pas fitores me përmbysje të Milanit kundër Lazios, foli për DAZN: “Sigurisht që jam i kënaqur për këtë fitore dhe më shumë edhe për tifozët tanë që janë të mrekullueshëm. Jam i lumtur për lojtarët e mi që kanë luftuar me forcën e një luani. Lojtarët janë heronj. Ishte një ndeshje fantastike, një përmbysje fantastike.
Mungojnë edhe katër ndeshje dhe ne do të provojmë që t’i fitojmë të gjitha. Kemi lojtarë shumë të fortë dhe do të mundohemi të bëjmë më të mirën deri në fund. Për fat të keq pësuam shumë shpejt një gol, por besuam dhe provuam deri në fund dhe ia dolëm. Lazio është një skuadër e fortë dhe na vuri në vështirësi, por ne morëm një fitore të madhe”.
“Do t’ju kërkoj lojtarëve edhe një sforco të madhe deri në fund, që të fitojmë të gjitha ndeshjet që kanë mbetur. Jemi në Champions dhe është diçka e rëndësishme, pasi sezonin e shkuar në këtë pikë të sezonit, nuk e dinim nëse do të kualifikoheshim dot apo jo.
Lojtarëve ju kam thënë që me episodet që krijojmë, duhet të jemi më të vendosur para portës së kundërshtarit. Unë i kam kërkuar skuadrës që të arrijmë në kuotën e 86 pikëve. Kampionati është i vështirë për ne dhe për të gjithë të tjetër. Shihni çfarë ndodhi në Empoli”, tha Pioli./FolDrejt/