Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i tha Radio Rbb se ngjarjet aktuale në Ukrainë kanë çuar në shkatërrimin afatgjatë të rendit evropian të sigurisë.
“Fatkeqësisht, rendi evropian i sigurisë nuk ekziston më. Arsyeja e vetme për këtë është ajo që po ndodh tani në Ukrainë. Dhe jo të gjithë duan të dëgjojnë parashikimin tim për të ardhmen e afërt,” tha ai, transmeton Fol Drejt.
Sipas presidentit gjerman, edhe përfundimi i konfliktit në Ukrainë nuk do të thotë kthim në filozofinë e vjetër të sigurisë. /FolDrejt/