Fol Drejt
E enjte, 22 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME

“Stenta 1”, eksperti financiar thotë se shumat që janë lejuar nga ish-ministri Agani janë në harmoni me vendimet e bordit ekzekutiv

3 vjet më parë
in LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Eksperti financiar, Emin Blakaj ka thënë se shumat të cilat janë lejuar nga sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe ministri, janë në harmoni të plotë me vendimin e bordit ekzekutiv.

Këtë deklarim, eksperti Blakaj e ka dhënë në seancën e së premtes, në rastin e njohur si “Stenta 1”, ku ish- ministri i Shëndetësisë Ferid Agani dhe ish-sekretari i kësaj ministrisë, Gani Shabani po akuzohen për korrupsion, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web
I pyetur nëse ka pasur tejkalim të shumës së mjeteve financiare me ato që janë caktuar në vendimet e bordit të Ministrisë së Shëndetësisë, eksperti Blakaj ka thënë se këto shuma kanë qenë në harmoni të plotë me vendimet e bordit.

Paraprakisht, eksperti i është përgjigjur pyetjeve të parashtruara nga prokurorja Florije Shamolli, duke deklaruar se gjatë përpilimit të ekspertizës nuk ka qenë materiali i mjaftueshëm, andaj ka kërkuar material shtesë edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Sipas tij, kanë munguar disa transfere që janë bërë për pacientët që janë trajtuar jashtë institucioneve publike

Kurse, lidhur me atë se si ka ardhë deri te vlerësimi i dëmit të përcaktuar në ekspertizë, i njëjti ka thënë se ajo vlerë ka dalë si rezultat që pacientët nuk i kanë pasur dokumentet që i përkasin kategorisë për pagesë 100%, e që është dashur të paguhen në vlerën 70%.

Në vazhdim, duke u përgjigjur në pyetjet e avokatit Vokshi, eksperti Blakaj ka sqaruar se i është drejtuar me shkresë MSH-së për t’ia siguruar raportet e auditimit për periudhën në të cilën akuzohen të akuzuarit por që sipas tij, në përgjigjen e MSH-së është deklaruar se nuk kanë raporte të auditimit për periudhën që e ka kërkuar i njëjti.

“Ata na kanë dërguar vetëm buxhetin e aprovuar nga Kuvendi i Kosovës, por jo edhe raportet e auditimit”, shtoi ai.

Në pyetjet e mbrojtësit të të akuzuarit Agani, avokatit Adem Vokshi nëse në tabelat si në ekspertizë ka ndryshuar ministri në këto raste vendimin e bordit ekzekutiv, eksperti Blakaj tha se për këtë nuk ka informacion, por që në dokumentet që i ka nënshtruar ministri, ai është thirrur në shumat të cilat i ka aprovuar bordi ekzekutiv.

Eksperti Blakaj në deklarimin e tij ka thënë se të gjitha pagesat janë ekzekutuar nga kodi ekonomik 21200 që është me përshkrimin “subvencione për etnitete jo publike” dhe se pagesat janë realizuar nga ky kod.

Tutje, avokati Vokshi me lejen e gjykatës i ka ofruar ekspertit në shiqim shkresën e 12 qershorit 2015, e nënshkruar nga sekretari Gani Shabani dhe ministri Imet Rrahmani dhe një kopje të librezës së veteranit për pacientin H.U, e që lidhur me këtë pacient, eksperti tha se meqë i njëjti ka qenë pjesë e listës që është dashur të bëhet verifikimi, ka konstatuar se edhe për të është bërë pagesë jashtë normës 70% të lejuar.

“Ndërsa, sa i përket librezës së veteranit, nuk e kam pasur në dosje të lëndës. Unë nuk kam pasur CD, por vetëm dosje fizike”, shtoi ai.

 

I njëjti ka thënë që as dokumentin se pacienti Rr.Z, është shfrytëzues i ndihmës sociale nuk e ka pasur.

“Janë gjithsej 17 pacientë, 14 pacientë kanë pasur dokumente që vërtetojnë një gjë të tillë, kurse 3 prej tyre nuk kanë pas, për këtë arsye e kemi pasqyruar në listë si tejkalim të normës së subvencionimit”, tha eksperti Blakaj.

 

Përgjigjen e njëjtë, eksperti e dha edhe për pacienten H.Gj, duke shtuar se nëse ka dëshmi që vërtetojnë se pacientët e tillë i përkasin kategorisë invalid, veteran apo rast social, vlerat financiare në ekspertizë do të ndryshojnë.

Kurse, i akuzuari Ferid Agani ka pasur vërejtje në ekspertizë, duke thënë që detyrë e ekspertit ka qenë të konstatojë nëse ka pasur tejkalim të shumave të vendimeve të bordit ekzekutiv nga ana e MSH-së, andaj shtroi pyetjen se çfarë kuptimi kanë diskutimet për vende të veçanta.

Ndërkaq, mbrojtësi i të akuzuarit Shabani, avokati Skender Musa fillimisht i ka dorëzuar gjykatës, prokurorisë dhe ekspertit një dosje me prova për të vazhduar me pyetje drejtuar ekspertit financiar.

Në pyetjen se për pacientët e paraqitur si në ekspertizë nga numri 1 deri 38, a ka pasur dokumentacion se çfarë statusi kanë, ai e pohoi një gjë të tillë, me arsyetimin se në dosje fizike nuk ka pasur dëshmi të tilla.

Eksperti Blakaj e kishte të njëjtën përgjigje edhe lidhur me atë nëse sekretari Shabani ka ndryshuar vendimet e bordit dhe ka rritur shumat, duke thënë se i njëjti është thirrur në vendim të bordit dhe nuk ka pasur tejkalim të shumave.

Kurse, lidhur me atë se a është në dijeni se nga 38 raste të specifikuara në ekspertizë, 31 prej tyre ishin raste urgjente, eksperti Blakaj ka thënë se nuk e di numrin e saktë por që edhe rasteve urgjente sipas tij, udhëzimi nuk i jep të drejtën të kalojë normën 70%.

 

Ai thotë nuk kishte parë nëse ka dosje që nuk është nënshkruar nga sekretari Shabani, por që avokati Musa iu drejtua se “në provat që i dorëzova sot keni 9 raste në të cilat nuk janë të nënshkruara nga Gani Shabani”.

Po ashtu, eksperti tha se në dosje nuk ka pasur prova që vërtetojnë të kundërtën, në rastet e përmendura nga avokati Musa se në tabelën 7, eksperti ka regjistruar 25 raste që ka tejkalim të shumave me vërtetim të MPMS, që marrin ndihma sociale, 6 invalidë të luftës, 2 veteranë, 1 anëtar i shoqatës së verbërve, 1 i paraburgosur, 1 trajtim në Gjermani dhe me fletëgarancion 28 raste.

 

I njëjti është pyetur se në të njëjtën tabelë, meqë në numrin rendor 4 dhe 8 paraqitet emri A.R, me shumë të aprovuar njësoj dhe datë të njëjtë, a bëhet fjalë për të njëjtin person dhe a ka qenë një apo dy pagesa.

Për këtë, eksperti Blakaj ka thënë ky rast duhet të verifikohet edhe njëherë nëse është fjala për të njëjtin pacient sepse sipas tij, numri i protokollit ndryshon.

Ndërsa, i akuzuari Shabani ka thënë se pacienti A.R, ka mbiemrin ndryshe, dhe është i përmirësuar edhe në listën e pacientëve dhe ka shtuar se urdhërpagesë jep certifikuesi, andaj sipas tij s’ka të bëjë sekretari ngase nuk ka kompetencë.

“Është 1 nga 23 nënshkrime. E nga dosja e dorëzuar, janë 47% raste të panënshkruara nga unë”, shtoi ai.

Në këto rrethana, avokati Musa ka propozuar që të bëhet një rivlerësim i ekspertizës apo plotësim me provat të cilat i kanë dorëzuar gjatë seancës së sotme, duke bërë kërkesë që të pajisen edhe me raportet e auditimit të jashtëm.

Ky propozim u mbështet nga avokati Vokshi dhe nuk u kundërshtuar nga prokurorja Shamolli, kurse u aprovua nga trupi gjykues i udhëhequr nga gjykatësi Kujtim Krasniqi.

Andaj, seanca e radhës u caktua për 7 qershor 2022, në mënyrë që ekspertiza e plotësuar t’iu dorëzohet palëve në një afat sa më të shpejtë kohor.
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Zelensky kërkon nga Biden: Rusia të futet në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin

Lajmi tjetër

Meta dënon sulmet ndaj Policisë së Kosovës

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM