Aktivistët në Japoni kanë reaguar ashpër ndaj një raporti të qeverisë i cili zbuloi se fëmijët nëntë vjeç ishin midis mijëra njerëzve të sterilizuar me forcë sipas një ligji eugjenik që nuk u shfuqizua deri në vitet 1990, raporton Guardian.
Raporti prej 1,400 faqesh, i paraqitur në parlament këtë javë, detajonte se si midis 1948 dhe 1996 rreth 16,500 njerëz u operuan pa pëlqimin e tyre sipas ligjit, i cili kishte për qëllim “të parandalonte lindjen e pasardhësve me cilësi të dobët (…) dhe të mbronte jetën dhe shëndetin e nënës”. Shumica e viktimave ishin gra.
8000 persona të tjerë dhanë pëlqimin, por nën presion të madh, ndërsa gati 60,000 gra kishin abortuar për shkak të sëmundjeve trashëgimore.
Fushata e gjatë e viktimave për kompensim ka nxjerrë në pah keqtrajtimin e shtetit japonez ndaj personave me aftësi të kufizuara dhe kushteve kronike në periudhën e pas Luftës së Dytë Botërore, raporton Guardian.
Në vitin 2019, deputetët miratuan një ligj që i ofronte çdo viktimë kompensim nga Qeveria në shumën prej 22,800 dollarë, që sipas aktivistëve është e turpshme për vuajtjet që përjetuan viktimat. Afati për raportimin e pagesës skadon në prill 2024, por deri më sot vetëm 1049 e kanë marrë atë shumë.
Deri më tani, katër gjykata kanë vendosur në favor të viktimave, por të tjera janë mbajtur në anën e qeverisë, duke u shprehur se ka kaluar afati 20-vjeçar i parashkrimit. Avokatët argumentuan se viktimat mësuan për natyrën e operacionit të tyre shumë vonë për të përmbushur afatin ligjor për të kërkuar kompensim.
Gjermania dhe Suedia kishin masa të ngjashme, por që atëherë u kanë kërkuar falje viktimave dhe kanë ofruar kompensim. Ligjet e të dy vendeve u shfuqizuan dekada përpara atyre të Japonisë.
Një raport i kryer nga Guardian thotë se sterilizimi sipas Aktit të Eugjenikës tashmë të zhdukur, i cili i lejonte autoritetet të përpunonin njerëzit me aftësi të kufizuara intelektuale, sëmundje mendore ose çrregullime trashëgimore për të parandaluar lindjen e fëmijëve “inferiorë”, ishte një kusht i pranimit në disa shoqëri sociale, institucionet ose për martesë.
Është e tmerrshme se si shumë popuj e shtete të cilat shihen të zhvilluara, kryejnë akte të tilla mizore. /FolDrejt/