Sterlina ka rënë në nivelin më të ulët kundrejt dollarit amerikan, që nga viti 1985, pas goditjes nga përkeqësimi i perspektivës ekonomike dhe fuqisë së dollarit.
Sterlina ra deri në 0.9 për qind, në 1.1407 dollarë dhe tani është në 1.1422 dollarë, 0.8 për qind, sipas të dhënave të Refinitiv.
Pika më e ulët në gati 40 vjet rezultoi pjesërisht nga një dollar përgjithësisht i fortë.
Britania përballet me një stuhi ekonomike pasi banka paralajmëroi për një recesion të ardhshëm, të nxitur nga rritja e çmimeve të energjisë, ndërsa inflacioni mund të arrijë në 13.3 për qind muajin e ardhshëm.
Fondi Monetar Ndërkombëtar pret që ekonomia britanike të ketë rritjen më të dobët të vendeve të G7 vitin e ardhshëm.
Tregjet financiare janë tronditur nga planet ekonomike të kryeministres së re, Liz Truss, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.
Plani i saj për të nxitur ekonominë përmes uljes së taksave, ndërkohë që mund të sigurojë rreth 100 miliardë sterlina për të kufizuar kostot e energjisë, ka nxitur investitorët të heqin dorë nga sterlina dhe obligacionet qeveritare në javët e fundit.