Stërvitja më e madhe ushtarake e paraparë ndonjëherë në Europën e pasluftrave është përmbyllur përpara kohe. Anijet ndryshojnë lundrimin nga Atlantiku, kurse 37 mijë ushtarë tërhiqen në vendlindje, kryeissht në SHBA. E githë kjo nga frika e shpërndarjes së pamëshirshme të virusit Covid-19, informon foldrejt.com, duke u bazuar te media gjermane FAZ.net.
„Sipas njohurive të mia, amerikanët kanë urdhëruar përfundimin e stërvitjeve,” tha një zëdhënës i ministrisë së brendshme gjermane të hënën në Berlin.
Sipas të dhënave të tij, deri dje kishin fluturuar drejt Gjermanisë deri 5500 ushtarë amerikanë, kurse priteshin të vinin edhe shumë anije./Foldrejt.com