Menaxheri i ri i Al Ettifaq, Steven Gerrard është i interesuar të sjellë ish-bashkëlojtarët e Liverpool-it, Jordan Henderson dhe Philippe Coutinho në Arabinë Saudite, mësoi 90min, transmeton Fol Drejt.
Al Ettifaq konfirmoi emërimin e Gerrard të hënën pasi ish-trajneri i Rangers dhe Aston Villa fillimisht refuzoi propozimin e klubit në fund të qershorit.
90min mori vesh që Gerrard shpresonte të siguronte punë me Leicester City ose Leeds United, por ra dakord të bashkohej me klubin Saudi Pro League kur u bë e qartë se ai nuk do të merrte asnjë rol në Angli.
Gerrard-it i janë premtuar fonde ‘të mëdha’ për të rindërtuar një skuadër të Al Ettifaq e cila përfundoi në vendin e shtatë sezonin e kaluar – 30 pikë larg kualifikimit në Ligën e Kampionëve të Azisë dhe vetëm nëntë pikë larg zonës së rënies – dhe mesfushori legjendar i ka kërkuar klubit të bëjë oferta për dy nga ish-shokët e tij të skuadrës në Liverpool.
Burimet kanë konfirmuar për 90min se si kapiteni aktual i Liverpool-it , Henderson dhe ylli i Aston Villas, Coutinho janë në radarin e Gerrard-it këtë verë./FolDrejt/