Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se aleanca ushtarake transatlantike duhet të forcojë më tej mbështetjen e saj për Ukrainën, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Jens Stoltenberg u tha gazetarëve në një konferencë shtypi se presidenti rus Vladimir Putin kishte “dështuar” në përpjekjet e tij për të ndarë aleatët perëndimorë mbi konfliktin.
Aleatët e NATO-s i kanë furnizuar Ukrainës me miliarda dollarë mbështetje ushtarake që kur Moska filloi pushtimin e saj në shkurt./FolDrejt/