Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se aleatët kundërshtojnë akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë një “bombë të pistë” në territorin e saj.
“Aleatët e NATO-s i hedhin poshtë akuzat. Rusia nuk duhet ta përdorë këtë si një justifikim për përshkallëzimin”, tha Stoltenberg.
Ai tha se kjo është pikërisht ajo që ka diskutuar me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së Lloyd Austin dhe homologun e tij britanik Ben Wallace, raporton Reuters.