Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO është një prioritet kryesor, tha sot kreu i aleancës, Jens Stoltenberg, duke u bërë thirrje anëtarëve Turqisë dhe Hungarisë që urgjentisht të ratifikojnë pranimin e vendeve skandinave.
Në një konferencë për shtyp me kryeministren finlandeze Sanna Marin në Helsinki, Stoltenberg theksoi se ishte bërë përparim në sigurimin e anëtarësimit për të dy vendet, por nuk zbuloi detaje, raportoi AP.
“Jam absolutisht i bindur se Finlanda dhe Suedia do të bëhen anëtarë të NATO-s dhe mesazhi im është se procesi i ratifikimit duhet të përfundojë, kështu që tani është koha që të bëhet në Budapest dhe Ankara”, tha Stoltenberg./FolDrejt/