Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se të gjithë anëtarët e Aleancës së Atlantikut të Veriut janë dakord që Ukraina të bëhet anëtare e tyre, por pyetja është se kur do të ndodhë kjo.
“Së pari, të gjithë aleatët pajtohen që Ukraina do të bëhet anëtare e NATO-s. Ata të gjithë pajtohen se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë rrugën e saj dhe se nuk i takon Moskës, por Kievit, të vendosë për këtë. Së dyti, të gjithë aleatët themi se dera e NATO-s është hapur, por nuk mund të them saktësisht se kur Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës”, tha Stoltenberg për The Washington Post, përcjell Fol Drejt.
Ai shtoi se ajo që mund të thotë është se NATO po bashkëpunon aktualisht me Kievin dhe po ndihmon në kalimin nga pajisjet dhe doktrinat e epokës sovjetike në doktrinën dhe standardet e NATO-s./FolDrejt/