Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së NATO-s tha se është duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
Ballkani Perëndimor është jashtëzakonisht i rëndësishëm për NATO-n, tha sot në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg në përgjigje të pyetjes së Tanjug se si e sheh situatën në Ballkanin Perëndimor në lidhje me luftën në Ukrainë.
Stoltenberg, duke ardhur në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, tha se është duke bashkëpunuar ngushtë me BE-në në procesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.