Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se të gjitha shenjat tregojnë se Irani e furnizon Rusinë me mjete ajrore pa pilot (dronë) që t’i përdorë në Ukrainë.
Stoltenberg, në konferencën e përbashkët për media me kryeministrin e Suedisë, Ulf Kristersson, në selinë e NATO-s, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
I pyetur për përdorimin e dronëve prodhim iranian në luftën në Ukrainë, ai tha se, “Nuk do të hy në detajet e inteligjencës tonë, por mund të them se çdo provë tregon se Irani e furnizon Rusinë me këto dronë”.
“U bëjmë thirrje të gjitha vendeve, përfshirë Iranin, që të mos mbështesin luftën e jashtëligjshëm të Rusisë kundër Ukrainës”, shtoi ai.
Sipas tij, vendet anëtare të NATO-s, si Gjermania, SHBA, Holanda dhe Franca, janë në procesin e dërgimit të më shumë sistemeve të avancuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë.
“Sulmet e tmerrshme të kryera nga këto dronë theksojnë urgjencën e rritjes së mbështetjes për Ukrainën”, u shpreh Stoltenberg.
Stoltenberg e cilësoi të pasuksesshme luftën e Rusisë dhe të presidentit Vladimir Putin në Ukrainë.
“Presidenti Putin bëri një gabim të madh duke e okupuar Ukrainën. U detyrua të tërhiqet përreth Kievit dhe tokat veriore. Më pas filloi një sulm të madh në Donbas. Ky sulm i ndaluar nga forcat e guximshme ukrainase dhe tani Ukraina mund të marrë tokat e pushtuara dhe të çlirojë tokat e tyre dhe ne i mbështesim ata lidhur me këtë”, tha shefi i NATO-s./FolDrejt/