Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një bisedë telefonike të mërkurën diskutuan mbështetjen për Ukrainën nga aleatët e NATO-s, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
Këtë e konfirmoi Stoltenberg në llogarinë e tij në Twitter.
“Bisedë e mirë me Ministrin e Jashtëm Dmytro Kuleba për mbështetjen jetike që aleatët e NATO-s po i japin Ukrainës në luftën e saj të guximshme kundër pushtimit të Rusisë. Ritmi është kritik. Ne duhet të sigurojmë pajisje më të avancuara sa më shpejt,” shkroi ai.
Stoltenberg më herët deklaroi se vendet e NATO-s po rrisin prodhimin e mbrojtjes në mënyrë që të mbrohen dhe të ndihmojnë Ukrainën. /FolDrejt/