Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se në takimin e ardhshëm dy-ditor, ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare do të diskutojnë dërgimin e avionëve në Ukrainë.
“Tani po diskutojmë çështjen e dërgimit të avionëve dhe pres që të diskutohet në takimin e nesërm në Bruksel”, tha Stoltenberg dhe shtoi se Ukraina, si një vend i sulmuar nga Rusia, ka nevojë për mbështetje urgjente në formën e avionëve luftarakë. si dhe armët në terren, përcjell Fol Drejt.
Ai theksoi se nëse vendet anëtare të NATO-s dërgojnë një aeroplan në Ukrainë, kjo nuk do të thotë se NATO hyn në konflikt./FolDrejt/