Zëdhënësi i NATO-s Oana Lungescu tha sot se Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, do të largohet nga kreu i kësaj organizate në tetor, kur i skadon mandati.
Ajo ka mohuar kështu pretendimet e gazetës gjermane Welt am Sonntag se Stoltenberg do të qëndrojë në krye të NATO-s edhe pas tetorit për shkak të stabilitetit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
“Mandati i Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg u zgjat tre herë dhe ai ishte në këtë pozicion për gjithsej nëntë vjet”, vuri në dukje Lungescu dhe deklaroi se Stoltenberg “nuk ka ndërmend të kërkojë një zgjatje tjetër të mandatit”, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.