Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se është më e rëndësishme që Finlanda dhe Suedia të pranohen në NATO sa më shpejt të jetë e mundur, sesa të pranohen së bashku.
“Çështja kryesore nuk është nëse pranimi i Finlandës dhe Suedisë si anëtarë të plotë ratifikohet së bashku, por nëse ai ratifikohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Stoltenberg para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Stoltenberg përsëriti se të gjitha vendet anëtare votuan për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO, me përjashtim të Hungarisë dhe Turqisë./FolDrejt/