Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Finlanda do t’i bashkohet Aleancës të martën më 4 prill, shkruan Fol Drejt.
Stoltenberg këtë e tha në një para-konferencë të takimit të ministrave të vendeve anëtare të Aleancës së NATO-s.
Kujtojmë se, Finlanda po priste vendimin e Turqisë për të ratifikuar në parlamamentin e saj kërkesën e shtetit finlandez për anëtarësim në organizatë. Turqia miratoi vendimin të enjtjen e kaluar. /FolDrejt/