Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri sot thirrje Turqisë që të ratifikojë kërkesat e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO dhe vlerësoi se këto dy vende kanë bërë mjaft për të përmbushur kërkesat e Ankarasë për të luftuar ekstremizmin.
Në Ankara, në një konferencë për shtyp me kreun e diplomacisë turke, Mevlut Çavusoglu, Stoltenberg dënoi djegien e Kuranit në një protestë në Suedi, por theksoi se ajo nuk është e paligjshme në Evropë, raporton AP, përcjell Fol Drejt.