Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka shprehur nevojën për themelimin e Asociacionit në veri të Kosovës.
Ai ka thënë: “E mirëpres themelimin e Asociacionit në Veri. Implementimi i tij do të shihet si një hap kyç drejt stabilizimit të situatës në rajon.”
Stoltenberg vazhdoi të komentojë situatën në veri, duke theksuar se Policia e Kosovës duhet të kërkojë leje për çdo lëvizje në këtë zonë. “Çdo vendosje e forcave të policisë së Kosovës duhet të marrë konfirmimin e NATO-s, dhe çdo lëvizje e policisë së Kosovës në atë rajon duhet të kërkojë leje,” theksoi kreu i NATO-s.