Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i bëri sot thirrje Koresë së Jugut që të rrisë mbështetjen e saj për Ukrainën.
Ai iu referua vendeve të tjera që kanë ndryshuar politikën e tyre për të mos dërguar armë në vendet në konflikt, përcjell Fol Drejt.
Koreja e Jugut ka nënshkruar marrëveshje të mëdha për furnizimin me tanke, avionë dhe armë të tjera për Poloninë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, por presidenti i Koresë së Jugut Yun Suk-yeol tha se ligji i vendit të tij ndalon furnizimin me armë për vendin në konflikt dhe parandalon dërgimin e armëve në Ukrainë./FolDrejt/