Aleatët dhe partnerët e NATO-s kanë dorëzuar pothuajse të gjitha automjetet e tyre luftarake të premtuara në Ukrainë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Më shumë se 98 për qind e mjeteve luftarake të premtuara Ukrainës tashmë janë dorëzuar. Kjo do të thotë më shumë se 1550 automjete të blinduara, 230 tanke dhe pajisje të tjera, duke përfshirë sasi të mëdha municionesh,” u tha Stoltenberg gazetarëve në selinë e NATO-s në Bruksel.
Stoltenberg vuri në dukje se NATO ka trajnuar dhe pajisur gjithsej më shumë se nëntë brigada të reja të blinduara ukrainase, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.