Në samitin në Vilnius në korrik të këtij viti, anëtarët e NATO-s synojnë të diskutojnë aktivitetet e Rusisë dhe Kinës në Afrikë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Ne gjithashtu duhet të luftojmë kërcënimin e vazhdueshëm të terrorizmit dhe paqëndrueshmërisë në jug”. Ne shohim veprimet destabilizuese të Rusisë në Afrikë dhe Rusinë dhe Kinën që depërtojnë në rajon. Samiti do të ofrojë një mundësi për anëtarët e Aleancës që të diskutojnë këto çështje”, tha Stoltenberg dje në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin portugez Antonio Costa, siç raportohet në faqen e internetit të NATO-s, përcjell Fol Drejt.
Ai theksoi se “ne duhet të bëjmë më shumë për të ndërtuar kapacitete mbrojtëse me partnerët kryesorë në jug, si Tunizia, Mauritania dhe Jordania”./FolDrejt/