Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se bashkëpunimi ynë është më i rëndësishëm se kurrë me Ballkanin Perëndimor dhe për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë.
NATO është e palëkundur në mbështetjen e saj për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas një takimi me kryetarin e Presidencës së BiH, Sefik Xhaferovic, transmeton Fol Drejt.
Stoltenberg ka deklaruar në Twitter se ka pasur një bisedë të mirë me Dzaferovic për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit./FolDrejt/