Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, duke folur për takimin në mes të Aleancës Veri-Atlantike dhe Rusisë, ka përmendur rastin e ndërhyrjes në Kosovë më 1999.
“Ne ndërhymë atje për të ndaluar mizoritë, kjo ishte çështja. Kishte luftëra të përgjakshme si në Bosnjë dhe pastaj në Kosovë, pas disa vitesh tentativash për një zgjidhje me negociata”, është shprehur Stoltenberg, transmeton Klankosova.tv.
“Ishte e nevojshme që të ndërhynim, si mbështetje për të ndalur mizoritë në Kosovë, ku në atë fazë Jugosllavia veçse kishte rënë. Është ide e gabuar se shpërbërja e Jugosllavisë nisi me ndërhyrjen e NATO-s”.
Ai këto i ka thënë duke hedhur poshtë tentativat për krahasime të ndërhyrjes në Kosovë dhe situatës aktuale Rusi-Ukrainë.
Stoltenberg ka theksuar se NATO gjithmonë do të bëjë atë që duhet për t’i mbrojtur aleatët e vet.