NATO nuk do të vendosë trupa në Finlandë pa pëlqimin e vendit, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Është vendim i Finlandës. Nuk do të ketë trupa të NATO-s në Finlandë pa pëlqimin e Finlandës,” tha Stoltenberg, transmeton Fol Drejt.
Ai theksoi se Finlanda do të sjellë një industri të avancuar të mbrojtjes dhe aftësitë më të larta në aleancë, përcjell Fol Drejt.