“Ne nuk duhet të vendosim ose të kemi një mendim të vendosur mbi atë që ukrainasit duhet të pranojnë dhe çfarë jo. Ne duhet t’i ndihmojmë ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje,” tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg.
NATO nuk do t’i diktojë Ukrainës se çfarë kushtesh duhet të pajtohet në negociatat me Rusinë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.
“Unë besoj në udhëheqjen politike në Ukrainë, ajo duhet të marrë vendime të vështira. Ne nuk duhet të vendosim ose të kemi një mendim të fortë se çfarë duhet të pranojnë ukrainasit dhe çfarë jo. Ne duhet t’i ndihmojmë ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për vetëmbrojtje,” tha ai. Stoltenberg në Uashington pas bisedimeve me presidentin amerikan Joe Biden./FolDrejt/