Ukraina njoftoi se pothuajse një e treta e termocentraleve të saj u shkatërruan nga sulmet masive me dronë gjatë javës së kaluar.
NATO do të dërgojë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë në ditët në vijim për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër dronëve, përfshirë ato nga Irani, që Rusia përdor për të synuar infrastrukturën jetike, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
Duke folur në një konferencë sigurie në Berlin, ai tha se përgjigja ndaj sulmeve të fundit ruse ishte rritja e ndihmës për Ukrainën dhe furnizimi i saj me akoma më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.