NATO duhet të shqyrtojë opsione të ndryshme për garancitë e sigurisë për Ukrainën pas luftës me Rusinë, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.
“Kur të përfundojë lufta, NATO-s do të duhet të ketë opsione të gatshme për të siguruar që Rusia thjesht të mos rigrupojë forcat e saj për ndonjë sulm të ri”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel, sipas Reuters.
Në të njëjtën kohë, Stoltenberg bëri të qartë se NATO, sipas dispozitave të nenit 5 të Traktatit të Uashingtonit, ofron garanci të plota të sigurisë vetëm për anëtarët e plotë të aleancës./FolDrejt/