Vendet e NATO-s duhet të bien dakord dhe të heqin miratimin e Planit të Veprimit të Anëtarësimit (MAP) si një kërkesë në rastin e Ukrainës, e cila do të bëhet anëtare e Aleancës në të ardhmen, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg theksoi se Ukraina ka bërë një rrugë të gjatë që kur NATO vendosi në vitin 2008 se hapi tjetër do të ishte miratimi i Planit të Veprimit për anëtarësim.
“Ukraina është shumë më afër NATO-s, kështu që mendoj se ka ardhur koha për ta bërë këtë”, u shpreh Stolteberg./FolDrejt/