Në samitin e ardhshëm në Vilnius, liderët e NATO-s do të rikonfirmojnë se Ukraina do të bëhet anëtare e Aleancës dhe do të marrë një vendim të vetëm se si ta afrojë Kievin me këtë qëllim, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Moska ka sjellë vdekje dhe shkatërrim në zemër të Evropës për 500 ditë. Samiti ynë do të dërgojë një mesazh të qartë: NATO është e bashkuar dhe agresioni rus nuk do të shpërblehet,” tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp, sipas Reuters.
Duke folur për anëtarësimin e Suedisë, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës tha se ka ende pengesa që duhen kapërcyer në mënyrë që Turqia të pranojë anëtarësimin e vendit në NATO./FolDrejt/