Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sot u bëri thirrje anëtarëve të aleancës që të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën, sepse nëse Rusia lejohet të fitojë, të gjithë do të paguajnë një çmim të lartë.
Stoltenberg pret që aleatët të rrisin buxhetet e mbrojtjes sepse, siç tha ai, “dy për qind e PBB-së për investime në mbrojtje duhet të konsiderohen si kufiri më i ulët dhe jo i sipërm i buxhetit”.
“Nëse e lëmë Putinin të fitojë, të gjithë do të duhet të paguajmë një çmim shumë më të lartë”. Regjimet autoritare në mbarë botën do të mësojnë se mund të marrin atë që duan me forcë brutale”, tha Stoltenberg në seancën e Asamblesë Parlamentare të aleancës, e cila po mbahet në Madrid./FolDrejt/