Nuk ka kuptim të diskutojmë se si Ukraina duhet të anëtarësohet në NATO nëse ajo nuk e fiton fillimisht luftën, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se Ukraina duhet ta bëjë këtë “si një komb sovran dhe i pavarur evropian”, raporton Guardian.
Stoltenberg tha se ai priste që aleanca të binte dakord për një “program shumëvjeçar” për të ndihmuar Ukrainën në përpjekjen e saj për t’u bashkuar me NATO-n, transmeton Fol Drejt.