Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg për takimin e sotëm të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Ohër, ka thënë se pret progres.
“Bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Ohër janë të rëndësishme dhe unë pres nga Aleksandar Vuçiq dhe Albin Kurti që të angazhohen në mënyrë konstruktive për të bërë progres. Ky është çelësi për stabilitetin e qëndrueshëm dhe të ardhmen evropiane dhe euroatlantike të rajonit. @NATO_KFOR vazhdon të punojë për një Kosovë stabile dhe paqësore”, është shprehur Stoltenberg në twitter./FolDrejt/