Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se autori i sabotimit të gazsjellësit Nord Stream, i cili u dëmtua shtatorin e kaluar, nuk është identifikuar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Fol Drejt.
“Ne nuk kemi qenë në gjendje të përcaktojmë se kush qëndron pas [sabotazhit],” tha Stoltenberg. Hetimet kombëtare janë duke vazhduar dhe mendoj se është e drejtë të presim derisa të përfundojnë përpara se të themi diçka më shumë”.
Komentet e Stoltenberg vijnë pasi një raport i New York Times të martën citoi inteligjencën e re të rishikuar nga zyrtarët amerikanë se sugjeronte se operacioni përfshinte një grup besnik ndaj Ukrainës, por që vepronte i pavarur nga qeveria në Kiev.
Tubacionet, një burim kyç i të ardhurave për Rusinë, u mbyllën në kohën e sulmit, i cili erdhi disa muaj pasi Moska filloi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës.
Në janar, Prokuroria Federale Gjermane kontrolloi një anije të dyshuar se mbante eksploziv të përdorur në shpërthimet e tubacioneve të gazit Nord Stream 1 dhe 2 në shtator, sipas një deklarate nga zyra e prokurorit.
“Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm gjerman kontrolloi anijen nga 18 deri më 20 janar 2023, në lidhje me qiranë e dyshimtë të anijes”, thuhet në deklaratë.
“Nuk ka asnjë arsye për të dyshuar për punonjësit e kompanisë gjermane që ka marrë me qira anijen”, sqaroi prokuroria e shtetit. /FolDrejt/