Sot, në Prishtinë, po qëndron Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Presidentja Vjosa Osmani e ka pritur atë para Kuvendit të Kosovës.
Mediat fillimisht kanë pasur mundësinë të regjistrojnë pamje nga ky moment, dhe më vonë pritet të zhvillohet një konferencë shtypi e përbashkët.
Stoltenberg po e bën vizitën e tij në Kosovë një ditë pas njoftimit të kryeministrit Albin Kurti për mundësinë e trazirave të reja. /FolDrejt/