Synimi i presidentit rus Vladimir Putin është që të “lënë Ukrainën në të ftohtë dhe errësirë këtë dimër”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Tërheqja e Rusisë nga Kherson tregon “guximin e jashtëzakonshëm” të forcave të armatosura të Ukrainës, tha shefi i aleancës ushtarake gjatë një konference për shtyp me anëtarët e qeverisë holandeze në Hagë, raporton The Guardian, transmeton Fol Drejt.
I takon Ukrainës të vendosë se cilat kushte janë të pranueshme për negociatat për t’i dhënë fund luftës, tha ai, duke shtuar se roli i NATO-s ishte të mbështeste Kievin.
“Nuk duhet të gabojmë të nënvlerësojmë Rusinë. Forcat e armatosura ruse ruajnë aftësi të konsiderueshme, si dhe një numër të madh trupash dhe Rusia ka demonstruar gatishmërinë për të pësuar humbje të konsiderueshme. Ata gjithashtu kanë treguar brutalitet ekstrem”, tha Stoltenberg.
“Muajt e ardhshëm do të jenë të vështirë. Qëllimi i Putinit është ta lë Ukrainën në të ftohtë dhe të errët këtë dimër. Kështu që ne duhet të qëndrojmë në kurs”, shtoi ai./FolDrejt/