Pas paralajmërimit për referendum në rajonet e okupuara të Ukrainës, është deklaruar kreut i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg.
“Referendumet e rrejshme nuk kanë kurrfarë legjitimiteti dhe nuk ndryshojnë natyrën e luftës agresive të Rusisë në Ukrainë. Është eskalim i ri i luftës së Putinit. Bashkësia ndërkombëtare duhet ta dënojë këtë shkelje të drejtës ndërkombëtare, dhe të forcoj mbështetjen për Ukrainën”, ka shkruar kreu i NATO-s. Transmeton Telegrafi.
Ndryshe lidhur me këto paralajmërime të separatistëve pro-rusë se do t’i bashkohen rajonet e okupuara Rusisë, ka reaguar edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Ai theksoi se pavarësisht kërcënimeve nga separatistët pro-rusë, rrjedha e luftës dhe qëllimi i kombit të tij nuk do të ndryshojë – pra çlirimi i tërë territorit të Ukrainës.
Ndryshe Këshilli Popullor në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut, ka rënë dakord të mbajë një “referendum për hyrjen e DPR në Federatën Ruse” duke filluar nga fundi i kësaj jave.
Udhëheqësi i DPR, Denis Pushilin, tha se votimi do të jetë “në një format të përzier – ballë për ballë dhe në distancë – duke marrë parasysh çështjet e sigurisë. Një ditë do të caktohet për votim personal”, ka thënë ai. /Telegrafi/