Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se rënia e mundshme e Bahmut në ditët në vijim nuk do të nënkuptonte një pikë kthese në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.
Stoltenberg, para takimit me ministrat e mbrojtjes të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Stokholm, deklaroi se është e nevojshme të vazhdohet me mbështetjen ushtarake për Ukrainën, raporton Bloomberg.
Komandanti i Forcave Tokësore të Ukrainës, Oleksandr Sirsky, në fillim të kësaj jave vizitoi pozicionet ukrainase pranë Bakhmutit dhe ministri ukrainas i Mbrojtjes Alexey Reznikov deklaroi se ndihma e BE-së prej një miliardë eurosh, që Ukraina do të përdorte për blerjen e municioneve dhe armëve, nuk do të mjaftonte, dhe vlerësoi se atij vendi i duhen rreth katër herë më shumë para, transmeton Fol Drejt.