Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se Aleanca ka frikë se konflikti në Ukrainë do të përshkallëzohet në pranverë.
“Rusia tani po përpiqet të ‘ngrijë’ konfliktin, përpara se të nisë një ofensivë më të madhe në pranverë,” tha Stoltenberg përmes video-lidhjes në një konferencë mbi strategjitë e reja gjeopolitike dhe ekonomike të organizuar nga gazeta britanike “Financial Times”, transmeton Fol Drejt.
Stoltenberg tha se aleatët e NATO-s duhet të vazhdojnë dërgimin e ndihmave në Ukrainë, sepse konflikti, i cili pritet të hyjë në një fazë më të qetë gjatë dimrit, do të vazhdojë edhe gjatë pranverës, raporton “Financial Times”./FolDrejt/