Siguria në Kosovë është çelësi i stabilitetit në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kështu ka deklaruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në fjalimin e tij.
“Ndihma për të ruajtur një mjedis paqësor dhe të sigurt për të gjithë në Kosovë, është çelësi për stabilitetin e rajonit më të gjerë të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai.