Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vuri në dukje seriozitetin e situatës me afrimin e dimrit për shkak të, siç tha ai, “sulmeve të tmerrshme dhe pa dallim në qytetet ukrainase, civilëve të vrarë, infrastrukturës kritike civile të shkatërruar” dhe sulmeve në sistemin energjetik dhe infrastrukturën energjetike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha sot në Bruksel se ai mirëpret anëtarët e NATO-s që ofrojnë sisteme të mbrojtjes ajrore në Ukrainë dhe tha se lloje të ndryshme të mbrojtjeve të tilla nevojiten për të ndihmuar në mbrojtjen e Ukrainës kundër sulmeve ruse.
“Është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe mirëpres njoftimin e fundit nga Gjermania, si dhe dërgimin e sistemeve gjermane të mbrojtjes ajrore në Ukrainë”, tha Stoltenberg teksa mbërriti në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.