Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret që Suedia dhe Finlanda t’i bashkohen zyrtarisht bllokut në vitin tjetër, tha ai në një intervistë të fundvitit me agjencinë e lajmeve dpa, transmeton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Stoltenberg nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të ndodhte saktësisht kjo.
Megjithatë, ai tha se ishte “absolutisht i sigurt se procesi i ratifikimit do të finalizohet në kohën e duhur”.
Suedia dhe Finlanda aplikuan për anëtarësim në NATO në maj për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Turqia deri më tani ka refuzuar të ratifikojë protokollet e pranimit për t’i hapur rrugën atyre për t’u anëtarësuar në NATO. /FolDrejt/