Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg u takua me Presidentin e SHBA-së, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë, si pjesë e përgatitjeve për samitin e Aleancës që do të mbahet në Vilnius në korrik.
Sipas një deklarate të NATO-s, Stoltenberg falënderoi Bidenin për udhëheqjen e tij dhe angazhimin e Uashingtonit ndaj NATO-s në situatën më të rrezikshme të sigurisë në këtë kohë.
Ai falënderoi Kongresin Amerikan dhe popullin amerikan për mbështetjen e tyre vendimtare për Ukrainën, transmeton Fol Drejt.