Trajnimi i pilotëve ukrainas në menaxhimin e avionëve luftarakë amerikanë F-16 nuk e bën NATO-n palë në konflikt, tha sot në Bruksel Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg.
“Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes… Ne po e ndihmojmë Ukrainën që t’i përmbahet kësaj të drejte,” u tha Stoltenberg gazetarëve, raportoi Reuters.
Stoltenberg vuri në dukje se vendimi për trajnimin është një hap i rëndësishëm që do të kërkojë që avionët luftarakë “në një fazë” të dorëzohen në Ukrainë, raportoi AP./FolDrejt/